Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë qenë shumë të komentuar së fundmi pas lajmeve të ndarjes. I ftuar sot në "E diell", Roberti kishte disa ankesa për Norën duke treguar që ajo vonohet shumë.

“3 orë është vonuar Nora në ditën tonë të dasmës” u shpreh Roberti “dhe ka zgjatur dasma deri në orën 5 të mëngjesit vetëm prej saj” tha me humor ai.

Roberti tregoi gjithashtu se fillimet e njohjes me Norën zgjatën pak a shumë 6 muaj. Arsyeja ishte Nora e cila duke qenë tip i qetë nuk i jepte shumë siguri Robertit.






