Nga Shqipëria / E Diel 14 Korrik 2019, 16:04

Fifi bëhet si indiane për videoklipin e ri dhe nuk njihet më

Pas këngës "Zogo" e cila pati shumë sukses dhe u pëlqye shumë nga publiku, Fifi ka gati këngën e rradhës. Këngëtarja ka nisur xhirimet e videoklipit dhe na ka zbuluar pamjen e saj.

Në foton e fundit në Instagram, Fifi shfaqet bjonde, e veshur me të verdha, me turban në kokë.

"Si indiane. Së shpejti", shkruan Fifi duke treguar se shumë shpejt do publikojë këngën më të re që siç duket do jetë ritmike dhe me ritme indiane.

Kujtojmë që Sifi do të këndojë në koncertin e Unikkatilit, më 27 korrik në Mitrovicë bashkë me shumë artistë të tjerë.