Nga Shqipëria / E Diel 14 Korrik 2019, 16:04

Bukuroshi më i famshëm në botë bën shqiponjën me duar

Modeli amerikan, Jeremy Meeks u bë shumë i famshëm në vitin 2014 kur foto e tij në rajonin epolicisë bëri xhiron e rrjetit. Tiparet e tij e veçanërisht sytë bojëqielli dhe buzët e plota bënë që Jeremy menjëherë të cilësohej si një ndër meshkujt më të bukur. 

Së fundmi modeli ndodhej në Zvicër për promovimin e parfumeve të një dyqani. Atje është takuar me një shqiptar dhe të dy kanë bërë shqiponjën me duar.

Jeremy ka qenë shumë i komentuar edhe për jetën private dhe lidhjen me vajzën e biznesmenit Philip Green, Chloe.