Nga Shqipëria / E Diel 14 Korrik 2019, 15:03

Në 34 vjetorin e lindjes, Patrisi i bën Tunës surprizën më të ëmbël

Ditën e sotme këngëtarja e njohur shqiptare Tuna feston ditëlindje. Ajo mbush 34 vjeç dhe ka zgjedhur që nëpërmjet një postimi urimin e parë t’ja bëjë vetë vetes.

Tuna ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram ku pranë tyre ka shkruar: "A e din që e kam ditëlindjen? - e pyeta. "E di. E di që edhe kurrë s'ki me u mbush me mend". Urimet e shumta nuk munguar as nga miqtë dhe fansat e saj.

Ndërkohë bashkëshorti i saj Partis ka zgjedhur që ta surprizojë këngëtaren për 34 vjetorin e lindjes. Ai ka publikuar pak minuta më parë një video ku shihet se e ka zbukuruar shtëpinë me tullumbace të shumta ndërkohë që pranë postimit ka shkruar: “Tuna të dua. Gëzuar ditëlindjen”