Tregut të muzikës rep i është futur edhe këngëtarja Morena Taraku e cila së fundmi ka qenë shumë e komentuar në media. Morena ka publikuar sot këngën e saj më të re që mban titullin "Swag".

Në këngë Morena flet për jetën e saj luksoze dhe për herë të parë e shohim të bëjë rap.

Këngën Morena e ka shoqëruar me një videoklip ekstravagant ku në fillim tregon se bota rrotullet rreth saj, më pas e shohim mbi tufa me para dhe në skenën tjetër rrethuar me femra teksa mbajnë lodra nëpër duar.

Melodia e këngës është realizuar nga NLS, i cili ka shkruar edhe një pjesë të tekstit, ndërsa pjesën tjetër e ka shkruar vet Morena.









