Modelja, Erjona Sulejmani, që pas ndarjes nga futbollisti shqiptar Blerim Xhemaili ka qenë në vëmendje të mediave për jetën e saj private. Ndarja e tyre bëri shumë bujë dhe në atë kohë Erjona bëri një sërë akuzash kundër bashkëshortit të saj.

E ftuar në një emision, Erjona deklaroi se Blerimi nuk e kënaqte në krevat dhe se gjatë martesës së tyre e ndjente veten si në qeli.

Mirëpo së fundmi ajo ka habitur fansat teksa ka publikuar një foto me Blerimin. Modelja është pyetur nga fansat se nëse është rikthyer me ish bashkëshortin dhe përgjigja e saj ka qenë e prerë.

“Jo. Ne jemi thjesht dy prindër, që mundohemi të jemi ‘normal’ që ta bëjmë fëmijën tonë që të rritet mirë.”, shkruan ajo përmbi foton me ish burrin duke treguar kështu që kanë mbetur miq për hir të djalit.








