Pas publikimit të super hitit me Faydee, i cili rezultoi shumë i suksesshëm, Luana dha lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram se ishte nominuar për çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Dolce Vita” në New York.

Por siç duket sukseset e moderatores nuk kanë të ndalur pasi pak minuta më parë nëpërmjet një postimi, Luana ka lajmëruar se në këtë event do të nominohet për dy çmime.

Luana ka zbuluar se është nominuar dhe për çmimin e “Bashkëpunimit më të mirë ndërkombëtar” për këngën “Yalla Habibi” që solli ditën e djeshme me Faydeen.











