Nga Shqipëria / E Diel 14 Korrik 2019, 12:12

Habit aktorja shqiptare: Kam aq prona e pasuri, sa as vetë s’i di sa janë

Modelja dhe aktorja shqiptare e filmit "Ti mund të më quash Xhon”.  Nertila Kapaj është bërë shumë e njohur në rrjetet sociale dhe të shumtë janë ata që e identifikojnë si 'vajza e 300 trëndafilave', e cila bën një jetë super luksoze që ka tërhequr vëmendjen e  të gjithëve.

Së fundmi, Nertila ka dhënë një intervistë për "Panorama Plus" ku ka zbuluar më shumë për jetën private, por edhe për burimin e të ardhurave të saj.

Teksa ka rrëfyer për ditëlindjen përrallore, Nertila është pyetur dhe për pasurin e saj dhe ka treguar se është aq e pasur sa as vetë se di se sa para dhe prona ka.

“Unë kam gjithçka dua në këtë jetë. Pasuria më e madhe për mua nuk është paraja dhe pronat. Por meqë më pyetët, po ju tregoj që kam ca dhe ndoshta as vetë s’i di sa janë”, ka treguar ajo.