Nga Shqipëria / E Diel 14 Korrik 2019, 11:11

‘Mos u ktheftë më kurrë’, Fiori Dardha nuk e sheh dot me sy veten në 2004

Moderatorja e njohur e emisionit investigativ “Boom”, Fiori Dardha është një ndër personazhet më të komentuara në media jeta e së cilës merr gjithmonë vëmendjen e fansave. Së fundmi, moderatorja e njohur është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto që është realizuar në vitin 2004-2005 ku shfaqet me vetulla të holla një trend që ka qenë shumë në modë në atë kohë.

Siç duket Fiori nuk e pëlqen fare  veten e saj me atë look dhe këtë gjë e ka treguar nëpërmjet përshkrimit të saj ku uron që ky trend i vetullave mos të kthehet më kurrë.

“Ishte viti 2004 ose 2005. Mos u ktheftë më kurrë moda e këtyre vetullave” , ka shkruar moderatorja pranë fotos ku nuk kanë munguar komentet dhe nga personazhet e njohura që bien në një mendje me Fiorin për këtë trend.