Futbollisti i njohur shqiptar, Ermir Lenjani i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme, por në fshehtësi të plotë pasi lajmi është zbuluar vetëm sot.

Ermiri dhe partnerja e tij Herolinda kanë preferuar që dasmën ta festojnë me familjarët dhe miqtë më të ngushtë duke mos e përhapur lajmin e martesës.

Nga dasma e çiftit është publikuar vetëm jë foto ku mund të shohim Ermirin me bashkëshorten e tij të veshur me fustanin e nusërisë.

Ermiri dhe Herolinda u fejuan në vitin 2017.





