Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Korrik 2019, 22:10

Martohet në fshehtësi futbollisti shqiptar, pamjet nga dasma

Futbollisti i njohur shqiptar, Ermir Lenjani i ka dhënë fund beqarisë ditën e djeshme, por në fshehtësi të plotë pasi lajmi është zbuluar vetëm sot. 

Ermiri dhe partnerja e tij Herolinda kanë preferuar që dasmën ta festojnë me familjarët dhe miqtë më të ngushtë duke mos e përhapur lajmin e martesës.

Nga dasma e çiftit është publikuar vetëm jë foto ku mund të shohim Ermirin me bashkëshorten e tij të veshur me fustanin e nusërisë.

Ermiri dhe Herolinda u fejuan në vitin 2017.