Portalet kanë shkruar sot se gazetarja dhe autorja e emisionit "Open", Eni Vasili ka marrë një post të lartë në administratën e Edi Ramës. Sipas "Panorama.com.al", Vasili është propozuar si anëtare e Këshillit të Statistikave, si përfaqësuese e sektorit të medias.

Rezulton se ky nuk është një post pune por një kontribut, pasi nuk ka as rrogë dhe as shpërblime. Gazetarja e cila ka një eksperiencë të gjatë në fushën e medias dhe emisioneve televizive, ka pranuar të jetë anëtare në këshill, edhe pse nuk ka asnjë pagesë, thjesht për të dhënë eksperiencën e saj si gazetare.

Këshilli i Statistikave është organ i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it, në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare. Këshilli i Statistikave përbëhet nga 7 anëtarë, të cilët përfaqësojnë agjencitë statistikore, përdoruesit e statistikave zyrtare, botën akademike, shoqërinë civile dhe medias dhe sipërmarrësit privatë.
Burimi: Panorama.com.al






