Nga Shqipëria / E Shtunë 13 Korrik 2019, 11:11

Omeri shpallet 'Aktori më i mirë i vitit', ndryshimi i tij në pamje do t'ju mahnisë

Aktori turk, i njohur nga roli i Omerit në serialin "Dashuri me qira" është shpallur "Aktori më i mirë i vitit" në ndarjen e çmimeve BIAF 2019 që u mbajt në Bejrut, Liban.

Baris Arduç shkoi në Liban për të marrë çmimin dhe u takua me fansat libanez. Në sy ra ndryshimi në pamjen e aktorit i cili dukej shumë elegant me kostum të zi.

"Kam dashur gjithnjë ta vizitoj Bejrutin. Jam shumë i nderuar që marr mirënjohje nga vende të ndryshme. Të gjithë ishin shumë mikpritës dhe të sjellshëm. Shpresoj të vij sërish në Liban dhe të kaloj më shumë kohë. Falenderoj të gjithë stafin", u shpreh aktori./Xing.al