Moderatorja bukuroshe Eva Murati prej disa kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi u përfol se ajo dhe djali i Jozefina Topallit, Genari janë ndarë. Thashethemet i shtoi edhe fakti që asnjëri prej tyre nuk u prononcua në media.

Eva ishte e ftuar sot në emisionin "3shat", ku u pyet për lidhjen disa herë nga Bora, Romeo dhe Donaldi.

"Jam përpjekur ta evitoj këtë pyetje sepse më përpara përgjigjesha lirshëm më intervista ndërsa tani që jam pjekur përpiqem ta ngre figurën time publike", u shpreh Eva mirëpo Bora dhe binjakët insistuan, bën të ditur Xing.al.

Romeo e pyeti Evën: Do bëheshe nuse në Shkodër? Dhe moderatorja u përgjigj: "Pse jo"./Xing.al.





