Nga Shqipëria / E Premte 12 Korrik 2019, 18:06

Irina Shayk flet për herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper

Supermodelja Irina Shayk dhe aktori Bradley Cooper muajin e kaluar i dhanë fund lidhjes pas 4 vitesh. Çifti janë prindër të një vajze 2-vjeçare që quhet Lea De Seine dhe për hir të saj u përpoqën ta bënin lidhjen të funksiononte, mirëpo nuk ia dolën dot.

Irina Shayk ka folur për herë të parë pas ndarjes në një intervistë për revistën "Harper’s Bazaar".

“Çdokush e sheh martesën në mënyrën e vet. A besoj në martesë? Po sigurisht. Nuk jam ai person që është kundër”, u shpreh Irina.