Angela Merkel ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë pasi në tre takime zyrtare ka pësuar dridhje të pakontrollueshme të trupit. Dje ishte hera e tretë kur Merkel është filmuar duke u dridhur gjatë takimit me kryeministrin finlandez Antti Rinne.

Në një konferencë për mediat, Merkel ka treguar se po kurohet për atë çfarë ndodh me trupin e saj.

"Nuk ka mbaruar ende, por po përmirësohen. Duhet të jetoj me këtë për ca kohë. Jam mirë dhe s'duhet të shqetësoheni", u shpreh Merkel.

Kancelarja gjermane pësoi të njëjtën gjë kur mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë.

Për herë të dytë i ndodhi më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier.




