Nga Shqipëria / E Enjte 11 Korrik 2019, 17:05

I shqetësoi të gjithë me dridhjen e trupit, Merkel tregon problemin që po kalon

Angela Merkel ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë pasi në tre takime zyrtare ka pësuar dridhje të pakontrollueshme të trupit. Dje ishte hera e tretë kur Merkel është filmuar duke u dridhur gjatë takimit me kryeministrin finlandez Antti Rinne.

Në një konferencë për mediat, Merkel ka treguar se po kurohet për atë çfarë ndodh me trupin e saj. 

"Nuk ka mbaruar ende, por po përmirësohen. Duhet të jetoj me këtë për ca kohë. Jam mirë dhe s'duhet të shqetësoheni", u shpreh Merkel.

Kancelarja gjermane pësoi të njëjtën gjë kur mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë.

Për herë të dytë i ndodhi më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier.