Ditën e djeshme reperi i njohur shqiptar Ledri ka festuar ditëlindjen. Ai mbushi 33 vjeç dhe që në orët e para të mëngjesit mori një sërë urimesh nga fansat, familjarët dhe miqtë.

Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera këtë vit reperi ka festuar duke punuar. Ai ka qenë duke performuar në një club në Prishtinë, por nuk munguan edhe surprizat nga miqtë e tij.

Clubi ku Ledri performoi kishte përgatitur një dhuratë për të, shishet të gjitha mbanin emrin e reperit dhe madje në skenë së bashku me të u ngjit të performonte edhe reperja Tayna dhe Lumi B të cilët ndezën atmosferën. Ledri shfaqej shumë i lumtur teksa ishte i rrethuar nga fansat, të cilët këndonin çdo këngë të tij.









