Nga Shqipëria / E Enjte 11 Korrik 2019, 09:09

Fansja e quajti plastike, Kejvina Kthella e bën për dy lekë me përgjigjen

Që pas daljes së saj në emisionin "Xing me Ermalin", Kejvina Kthella u kthye në një ndër personazhet më të komentuara në media. Ajo është mjaft e ndjekur në Instagram ku dhe shpesh herë publikon foto dhe video nga përditshmëria e saj.

Ditën e djeshme, bukuroshja shqiptare kishte publikuar disa foto ku tregoi për herë të parë edhe ambientet e shtëpisë. Komentet si gjithmonë ishin të shumta, mirëpo njëra nga fanset e saj i është kthyer keq Kejvinës dhe ka komentuar pamjen e ish velinës.

“Ishe yll pa b*thë pa bukë pa cica siç të bëri nëna natyrë. Je bërë si t.ra.ns tani a nuk e sheh veten në pasqyrë”, i shkruante fansja, ndërkohë që Kejvina ja ktheu thjesht me një “Miaoooo”.

“Vetëm mjaoo di ti andej nga je s’di abc zogu të rroftë b*tha plastike e buzët si viç”, i shkruan përsëri fansja.

“Po deshe të tregoj sa miaooooooo bëj, po nxirre surratin mos ha mu.t”, i tha Kejvina duke i mbyllur gojën fanses.