Prej muajsh reperja e njohur shqiptare Loredana është komentuar gjatë në media dhe kjo pas skandalit në të cilin u përfshi në muajin maj me çiftin zviceran.

Mirëpo, pavarësisht ngjarjes dhe akuzave duket se suksesi i Loredanës nuk ndaloi dhe ajo vijoi të publikonte vazhdimisht këngë të cilat u kthyen në hite. Këngët e saj janë bërë shumë të njohura në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe Zvicër ku po renditen në vendet e para të klasifikimit.

Sukseset e Loredanës nuk kanë të ndalur pasi ditën e djeshme, reperja shqiptare u vlerësua me çmimin ‘Reperja më e mirë’, në ceremoninë e çmimeve Hype të organizuar nga Sony Music, duke ua kaluar kështu edhe repereve të huaja.

Loredana nuk ishte e pranishme në ceremoni, mirëpo nëpërmjet një videoje ajo falenderoi të gjithë fansat e saj, bashkëshortin Mozzik dhe dy bashkëpunëtorët Miksu & Macloud.












