Reperi shumë i pëlqyer nga publiku, Ledri Vula feston 33-vjetorin e lindjes. Që në orët e para të mëngjesit, Ledri mori urime të shumta nga të afërmit e miqtë, mes tyre edhe personazhe të njohur.

Këtë ditëlindje, reperi ka vendosur që t'i bëjë një dhuratë të gjithë fansave duke i kursyer nga xhepi plot 15 euro. Ledri do të këndojë në festivalin "Sunny hill" nga 2 deri me 4 gusht dhe për nder të ditëlindjes së tij biletat do të jenë me zbritje.

"Sot për ditëlindje, unë e kom një dhuratë për juve. Biletat e ‘Sunny Hill Festival’ për 24 orë, veq për juve bohen 15 euro më lirë", shkruan Ledri.






