Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Korrik 2019, 19:07

Dalin pamjet nga videoklipi Luanës dhe Faydee

Së fundmi mediat zbuluan se Luana Vjollca këngën e re do e sjellë në bashkëpunim me këngëtarin me famë botërore, Faydee dhe lajmet i ka konfirmuar edhe vetë Luana me videon e fundit në Instagram ku shprehej se nuk është më sekret.

Tanimë Luana ka filluar të publikojë edhe disa pamje nga klipi. Në foton e postuar pak më parë këngëtarja zbulon se në klip do e shohim të veshur me një fustan ngjyrë vjollcë.

Luana dhe Faydee shfaqen duke xhiruar në pishinë dhe ndodhen në Vlorë.

Luana ka zbuluar gjithashtu se kënga mbajë titullin "Fly away with me".