Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Korrik 2019, 18:06

Pushimet e para me vajzën, Diellza Kolgeci do t'jua zbukurojë ditën me këto foto

Modelja nga Kosova, Diellza Kolgeci në prill u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilës së bashku me bashkëshortin i vendosën emrin Helena. Diellza dhe Fisniku po e shijojnë shumë prindërimin dhe postojnë shpesh foto me vogëlushen.

Së fundmi çifti kanë nisur pushimet e para me vajzën e tyre. Diellza ka postuar në rrjete sociale disa foto të adhurueshme ku shfaqet me të voglën të cilën e ka veshur me një fustan blu dhe kapele rozë.

Në një foto tjetër Diellza shfaqet edhe me Fisnikun teksa pozojnë të tre si një familje.

"Është ndjenjë që vërtet vështirë mund të përshkruhet, por mund t’ju them që jam duke kaluar momente më të rënda të jetës time pasi që çdo gjë dua të bëj perfekt dhe në të njëjtën kohë momentet më të lumtura të jetës time, aspak e lehtë netët pa gjumë e lodhur, por gjatë ditës Helena më jep një super- energji", është shprehur Diellza për prindërimin.