Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Korrik 2019, 18:06

Motra e Encës me makeup në plazh: Dal si të më teket

Motra e Encës, Uindi tashmë është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në media dhe që tërheq gjithnjë vëmendjen me fotot që poston në rrjete sociale.

Pak më parë bukuroshja ka postuar dy video ku tregon se ka shkuar me makeup në plazh dhe nuk i intereson se ç'thonë të tjerët.

"Me makeup del në plazh ti? Dal si të më teket?", shkruan Uindi në një prej videove.

Ndërsa në videon tjetër tregon sesi i sinjalizon meshkujt se është beqare. "Me anë të highlighter-it (shkëlqyes mollëzash) sinjalizoj meshkujt e lezetshëm që jam single", shkruan Uindi.