Angela Merkel ka shfaqur probleme me shëndetin këtë muaj pasi në tre takime zyrtare ka pësuar dridhje të pakontrollueshme të trupit. Sot ka qenë hera e tretë kur Merkel është filmuar duke u dridhur gjatë takimit me kryeministrin finlandez Antti Rinne.

Trupi i Merkelit dridhej teksa qëndroi me Rinne gjatë nderimeve ushtarake. Në videon që po bën xhiron e rrjetit, shihet se të gjithë kthejnë sytë nga ajo.
Kancelarja gjermane pësoi të njëjtën gjë kur mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë.

Për herë të dytë i ndodhi më 27 qershor, kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier.






