Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Korrik 2019, 16:04

I ftuar special: Xhihani vjen në vendin tonë

Aktori shumë i njohur turk prej rolit të Xhihanit në serialin "Fate të kryqëzuara", Erkan Petekkaya do të lërë për disa ditë Turqinë pasi do të vijë në Kosovë.

"Prive" ka mësuar se Xhihani do vijë të premten dhe do qëndrojë në Prishtinë. Ai do të jetë i ftuari special i promovimit të emisionit “Qejfi më i madh se Stambolli”, emision i Linda Imamit që nis transmetimin të premten në Klan Kosova.

Aktori ka lujtuar në shumë filma turk të cilët janë transmetuar në Shqipëri e Kosovë dhe kanë qenë shumë të ndjekur.