Prej kohësh në media është komentuar gjatë për në rivalitet mes dy repereve të njohura Rina dhe Tayna. Dy vajzat i kanë bërë shpesh herë disse nëpërmjet teksteve të këngëve dhe në intervista të ndryshme nuk kanë munguar dhe kunja kundrejt njëra-tjetrës.

Mirëpo, së fundmi Rina ka qenë në një nga clubet e Prishtinës duke u argëtuar dhe në sfond është vendosur kënga e njohur e Taynës “Kce”. Ndryshe nga sa prisnin të gjithë reagimi i saj i ka habitur fansat.

Rina shihet teksa ka vazhduar muhabetin me miqtë e saj dhe madje në fund të videos shihet duke kërcyer nën ritmet e këngës së Taynës.
Burimi:Lajmi.net.










