Nga Shqipëria / E Mërkurë 10 Korrik 2019, 09:09

‘Fiksim i ke t'i mbash shalët hapur’, Klaudia Pepa nuk ia përton fansit

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa prej vitesh është larguar në Itali ku dhe ka ndjekur karrierën e  saj në balet dhe në prezantim. Klaudia është shumë e ndjekur në rrjetet sociale ku dhe publikon vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e saj.

Ditën e djeshme ajo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave me një foto që publikoi ku shihej duke I dhënë motoçikletës me këmbë përpjetë. Video u komentua shumë dhe njëri prej fansave i shkroi  Klaudias një koment i cili mori menjëherë përgjigje.

“Sa fiksim e ke moj goce me i mbajt shalët hap, apo të është bërë ves.”, i shkruan një fans, ndërkohë që Klaudia ja mbyll gojën me përgjigjen: “Ça të bësh, u bë 20 vite që kërcej, çështje profesioni.”