Nga Shqipëria / E Martë 9 Korrik 2019, 22:10

Shtatzënë për herë të katërt, Ariana Fejzullahu organizon 'baby shower'

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë në pritje të fëmijës së katërt. Ariana është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe çifti do bëhen me vajzë.

Së fundmi Ariana ka organizuar një 'baby shower' për vajzën që do vijë në jetë dhe ka ftuar mikeshat e saj më të ngushta, mes tyre edhe Morena Tarakun.

Në një nga fotot Ariana tregon barkun e rrumbullakosur, e veshur me një fustan të bardhë, një kurorë lulesh në kokë dhe në sfondin me tollumbaca.

"E lumtur", është përshkrimi me të cilin Ariana ka shoqëruar foton.