Nga Shqipëria / E Martë 9 Korrik 2019, 20:08

Modelja që çmendi shqiptarët në lidhje me biznesmenin turk

Modelja që çmendi jo vetëm shqiptarët, por të gjithë botën me bukurinë e saj, Adriana Lima ka nisur një lidhje të re. Adriana duket se nuk i ndahet turqve sepse pas lidhjes me shkrimtarin turk tani është kapur mat me një biznesmen turk. 

Adriana Lima dhe Emir Uyar u fotografuan të kapur për dore në ishullin e famshëm Mykonos, në Greqi.

Modelja 38-vjeçare kishte veshur një fustan të gjatë rozë, sandale të zeza dhe një çantë të vogël.

I dashuri i ri i Limës, ka në pronësi një numër të madh hotelesh dhe është anëtar i Turkey’s Permak Group. Ai ka miqësi me persona të famshëm dhe organizon festa luksoze.

Në ffillim të këtij viti, modelja u nda nga shkrimtari turk Metin Hara.