Nga Shqipëria / E Martë 9 Korrik 2019, 20:08

G Bani flet për lidhjen me suedezen: Nuk të kupton kurrë si shqiptarja

Reperi i njohur shqiptar, që në vitet 2000 bënte namin me hitet e tij, G Bani ishte i ftuar sot në "Ftesë në 5". G Bani, emri i vërtet i të cilit është Alban Përlala zbuloi se do të rikthehet së shpejti në muzikë.

Reperi u shpreh i kënaqur me ecurinë e këngës dhe tregoi se ka në plan të jetë më aktiv në jetën e natës.

"Qëllimi është të bëj muzikë! Sigurisht jam i uritur për skenë, dua të dal në skenë. Do u jap rastin edhe organizatorëve të klubeve që nuk e meritojnë të më kenë. S’ e meritojnë, sepse unë e di shumë mirë impaktin tim, unë jam legjendë!”, tha G Bani.

Gjatë intervistës, reperi foli dhe për jetën private duke u shprehur i pakënaqur me vajzat e Suedisë, ku ka jetuar prej vitesh. 

"Suedezja është shumë e mirë, mund të jetë engjëll, por nuk të kupton. Kur e shikon që inatosesh për diçka, gjë që është normale, asaj i duket habi. Troç, si të kupton shqiptarja, nuk ka suedeze që të kupton", u shpreh G Bani.