Nga Shqipëria / E Martë 9 Korrik 2019, 18:06

Luana dhe Faydee nisin xhirimet e klipit, dalin pamjet

Pas bashkëpunimeve me këngëtarët shqiptarë, Luana Vjollca po synon tregun ndërkombëtar dhe siç u bë e ditur, këngën e re do e sjellë në bashkëpunim me Faydee, artistin me famë botërore.

Kënga duket se është gati pasi Luana dhe Faydee kanë nisur xhirimet e klipit. Dyshja ndodhen në Vlorë nga ku Faydee ka postuar një foto nga pishina ndërsa Luana një video nga xhirimet e klipit ku dy djem shfaqen duke u hedhur në pishinë.

Bashkëpunimin mes tyre e ka konfirmuar edhe Marina e cila në një koment së fundmi shkruante se mezi po pret që Luana të bëhet e famshme ndërkombëtarisht.