Ditën e djeshme aktorja shqiptare shumë e komentuar në media, Olta Gixhari festoi 33-vjetorin e lindjes. Së fundmi Olta deklaroi se është në një lidhje dhe partneri i saj e ka mbushur me surpriza në këtë ditë të veçantë.

Ai i ka mundësuar Oltës një hedhje me parashutë dhe videon nga ky moment aktorja e ka postuar në Instagram.
View this post on Instagram
"Surpriza më e papritur, më e çmendur dhe qe te le pa fryme", shkruan Olta.

Partneri e surprizoi aktoren edhe me një buqetë me trëndafila dhe një darkë romantike.






