Nga Shqipëria / E Martë 9 Korrik 2019, 09:09

Harrojeni 'Kthema kohën', Cricket sjell remixin e ri dhe s’po pushojmë së e dëgjuari

Producenti i njohur kosovar Cricket është bërë mjaft i famshëm kohët e fundit fal remixeve dhe këngëve të njohura që ka sjell. Pak muaj më parë Cricket publikoi remixin e këngës së vjetër të Shyhrete Behluli, “Ende e du”, me titullin “Kthema kohën”, një remix i cili rezultoi një sukses i madh dhe shumë shpejt u kthye në hit.

Pas saj ai solli këngën “Caliente” me Taynën e cila po ashtu u pëlqye shumë dhe ka miliona klikime në Youtube. Siç duket Cricket ka ndërmend që të ripunojë shumë këngë të vjetra shqiptare dhe ditën e djeshme ka publikuar një version të ri të këngën “Më fal” të Elita 5.

Kënga menjëherë ka  marr vëmendjen e të gjithëve dhe vetëm në pak orë ka mbledhur plot 145,445 shikime. Kujtojmë që pak ditë më parë u tha që producenti i njohur do të sillte dhe një remix të këngës së Nora Istrefit dhe Sinan Vllasaliut “Pa Fat”.