Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është bashkuar sot protestës me një vajzë të vogël për dore. Kryemadhi ka akuzuar maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për situatën. Kryetarja e LSI-së shtoi se zgjedhjet janë më 13 tetor.

Gjatë komunikimit për mediat, Kryemadhi u shpreh se ‘i ngatërrohen zorret’, kur Rama flet për drejtësinë.

E pyetur për kryebashkiakët e opozitës që duhet të lënë zyrën, kryetarja e LSI-së tha se ata do jenë kryetarë bashkie deri në zgjedhje të tjera.

Ndiqni më poshtë videon nga Balkanweb
