Ditën e djeshme Kida u shfaq me look-un e saj të ri, flokët gërsheta e lëkurën e nxirë, mirëpo përshkrimi që i ka vendosur këtyre fotove ka shkaktuar debat. "Africana", shkruante Kida teksa shumë ndjekës nisën ta kritikonin ashpër.

"Ky është përvetesim kulturor dhe shumë ofenduese për komunitetin afrikan", shkruan një komentues.

"Fshije këtë postim të lutem...nëse nuk e kupton sa ofenduese është kjo, largohu nga rrjetet sociale. Seriozisht sa herë duhet të bëjmë këtë bisedë? Kjo nuk është në rregull", shkruan një tjetër komentuese.

"Afrikane e? Kur do ndalojnë shqiptarët me përvetësimin kulturor dhe përdorimin e kulturave thjesht për estetikë?", shkruan edhe një tjetër komentuese.

Përvetësimi kulturor është adoptimi i elementeve të një kulture tjetër, ku përfshihen njohuritë, praktikat dhe simbolet, por pa kuptuar apo respektuar kulturën origjinale dhe kontekstin origjinal.

Pas kritikave të shumta, Kida i fshiu disa nga komentet dhe ndërroi mbishkrimin e fotos.

Rasti ka shkuar deri në Amerikë ku një vajzë shkruan në postimin e saj në Twitter: "Kida fshiu komentin tim dhe ndërroi mbishkrimin e fotos. Goca nuk e përballoi dot situatën".

Kida nuk është e vetmja që ka marrë një lum kritikash për këtë rast pasi edhe Kim Kardashianit i ndodhi kjo vitin e kaluar kur u shfaq me gërsheta.





