Nga Shqipëria / E Hënë 8 Korrik 2019, 18:06

Fero gënjen për moshën, ja sa vjeç mbush në të vërtet sot reperi

Reperi shumë i komentuar në media si për suksesin e tij në muzikë, edhe për jetën private e lidhjen me modelen Arbenita Ismajli, Fero feston sot ditëlindjen.

Reperi ka postuar disa foto e video ku shfaqet duke festuar me Arbenitën mirëpo një detaj që ka tërhequr vëmendjen kanë qenë tollumbacat me numrin 19.

Nuk e dimë pse Fero ka zgjedhur të festojë ditëlindjen me tollumbaca të moshës 19 sepse në të vërtet ai mbush 22 vjeç.

Reperi ka lindur në 8 korrik 1997 në Gjilan, Kosovë.

Urimin e parë sot Fero e mori nga Arbenita e cila postoi një foto ku shkruante: Urime ditlindjen burri jem ferofera të dua.