Nga Shqipëria / E Hënë 8 Korrik 2019, 16:04

Pas 10 vitesh, çifti i njohur i showbizit i japin fund martesës

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun me hitet e tij, Eros Ramazzotti është ndarë nga bashkëshortja e tij Marica Pellegrinelli. Lajmin e ka dhënë vetë çifti me një deklaratë.

“Kanë qenë 10 vite të mrekullueshme, së bashku kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ishim shumë të lumtur në një mënyrë të paharrueshme. Ne jemi të qetë në zgjedhjen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të takohemi me njëri-tjetrin shpesh. Respekti dhe nderimi i ndërsjellë mbetet i pandryshuar. Ne ju lutemi, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tonë”, ka deklaruar çifti për Ansa.

Eros dhe Marica ishin bashkë që prej vitit 2009. Ata u martuan në vitin 2014 dhe janë prindër të dy fëmijëve, Raffaela Maria 8-vjeçare dhe Gabrio Tullio 4-vjeçar.