Pasi u zgjodh kryetar i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai dha dorëheqjen nga televizioni dhe ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram i shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që e ndihmuan në rrugën e tij artistike. Isai veçoi regjisorin e Portokallisë Altin Bashën, Ardit Gjebrean dhe Bes Kallakun duke u shprehur se puna me ta e ka bërë më të mirë.

"Faleminderit që më ndriçuat! Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me zemër faleminderit! Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë", shkruante Erioni.

Mirëpo tek ky postim ka rënë në sy komenti i aktorit Ledio Lako i njohur si Kapo Kapllani i cili i shkruan se duhet të falenderojë më shumë njerëz.

"Ben mire qe falenderon dhe tregon mirenjohje! Po mendoj se ke akoma liste per te falenderuar. Ndoshta jo si vllezer por te pakten si kolege! Gjithsesi suksese ne rrugen e re te ”politikanit”. E fillove mbare qe diten e pare", komenton Ledio.

"Ledio Lako lista vertet eshte gjate. Mirenjohjen dhe falenderimin per gjithe portokalline e kam thene disa here. Kjo sben asnje nga koleget me pak te rendesishem ne jeten time", i përgjigjet Erioni.





