Nga Shqipëria / E Hënë 8 Korrik 2019, 10:10

Ilir Meta merr vendimin përfundimtar: Anulon zgjedhjet e 30 qershorit

Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta ka nxjerr një dekret ku ka reaguar në lidhje me krizën politike në vendin tonë. Sipas këtij dekreti, presidenti i ka cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit të pavlefshme dhe i ka anuluar ato duke vendosur si datë të ardhshme të zgjedhjeve 13 tetorin.

“Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11199, datë 10.06.2019 vendosi, “Shfuqizimin e Dekretit të Presidentit nr.10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke anuluar kështu datën 30 qershor 2019, si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë. Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore caktohen për t’u zhvilluar ditën e diel, në datën 13 tetor 2019”. Pra ligjërisht zgjedhjet duhet të mbahen në këtë datë.”, shkruhej ndër të tjera në të.

Ndërkohë ditën e sotme, Kuvendi do të mblidhet në orën 17:00 ku do të bëjë ngritjen e një Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Burimi:BW