Luana Vjollca këtë verë i është përkushtuar muzikës dhe po bën namin duke publikuar këngë të reja në pak kohë. Pas bashkëpunimeve me Danin dhe grupin TNT, Luana ka gati këngën e rradhës e që vjen sërish me një bashkëpunim.

Këtë e vërtetoi edhe Marina me një koment ku shkruante: "Bishe imagjino cdo besh ti pas pak ditesh mezi po pres".

Ka qenë sërish Marina sot që na ka zbuluar se Luana me këngën e re do bëhet e famshme edhe jashtë kufijve pasi mesa duket po synon tregun ndërkombëtar.

Luana i kërkon të ndalojë me fotot nga pushimet ndërsa Marina ia kthen: "Imagjino ç'duhet të them unë për pak ditë. (Emoji muzike) ndërkombëtare. Jam motër krenare".






