Nga Shqipëria / E Diel 7 Korrik 2019, 22:10

Rina Balaj bën tatuazh në vendin e fshehtë

Pasi fansat bënë tatuazhe për të, tani ka qenë rradha e Rinës për të bërë tatuazh. Reperja ka bërë një tatuazh të ri të cilin e ka treguar vetëm së fundmi kur është shfaqur me rroba banjo.

Në foton e fundit në Instagram ku shfaqet duke marrë rreze dielli, Rina tregon edhe tatuazhin që ka në të pasme.

"Honey" shkruhet në të pasmet e Rinës dhe tatuazhin e kanë vënë re edhe fansat të cilët e kanë përmendur në komente.

Kujtojmë që kënga e fundit e Rinës mban titullin "Jumanji" dhe pritet që së shpejti reperja të vijë sërish me një hit të ri.