Nga Shqipëria / E Diel 7 Korrik 2019, 21:09

Aktorja shqiptare nis Festën e Beqarisë, dalin pamjet

Aktorja bukuroshe shqiptare dhe shumë e komentuar në media prej rolit në serialin "Ç'ka ka shpija", Fiona Gllavica do i japë fund beqarisë në 12 korrik. Fiona do të martohet me të fejuarin e saj Arbnor Pacolli.

Ditën e sotme aktorja ka festuar Festën e Beqarisë dhe është mbledhur me mikeshat e saj. Fiona dukej shumë elegante e veshur me një fustan të bardhë dhe me vello.

Aktorja dhe i fejuari i saj kanë filluar përgatitjet për dasmë dhe kanë ndarë ftesat te njerëzit e tyre më të afërm.

Aktorja u fejua me Arbnorin në gusht të vitit 2017.