Xhensila Myrtezaj vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të komentuara në media si për karrierën, ashtu edhe për jetën private, sidomos pas lindjes së Ajkës të cilës i është përkushtuar tërësisht.

Teksa të gjithë presin rikthimin e saj në muzikë, Xhensila dita ditës tërheq vëmendjen me fotot që poston në Instagram.

Në fotot e fundit këngëtarja është shfaqur kaçurrelse, një stil flokësh që i shkon shumë.

Nuk kanë munguar komplimentet e shumta për Xhensilën e cila shfaqet gjithashtu e veshur me shumë shije.




