Nga Shqipëria / E Diel 7 Korrik 2019, 20:08

Xhensila Myrtezaj bën ndryshimin e papritur në pamje

Xhensila Myrtezaj vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të komentuara në media si për karrierën, ashtu edhe për jetën private, sidomos pas lindjes së Ajkës të cilës i është përkushtuar tërësisht.

Teksa të gjithë presin rikthimin e saj në muzikë, Xhensila dita ditës tërheq vëmendjen me fotot që poston në Instagram.

Në fotot e fundit këngëtarja është shfaqur kaçurrelse, një stil flokësh që i shkon shumë. 

Nuk kanë munguar komplimentet e shumta për Xhensilën e cila shfaqet gjithashtu e veshur me shumë shije.