Nga Shqipëria / E Diel 7 Korrik 2019, 13:01

Me tatuazh fytyrën e Monikës, Ilir Meten se keni parë asnjëherë kështu

Presidenti i vendit Ilir Meta është një nga personat publik më të ndjekur në rrjetet sociale ku dhe shpesh herë përveç statuseve të ndryshme ndanë edhe momente nga përditshmëria e tij.

Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shihej në plazh, mirëpo faqet e ndryshme të memeve ja kanë ripunuar dhe presidenti e ka marr me shumë sportivitet dhe  e ka ripostuar këtë foto.

Në të ai shihet me flokë dhe me mustaqe teksa në dorë mban një shkop bejsbolli. Gjithashtu në sy bie edhe një tatuazh i fytyrës së bashkëshortes së tij  Monika Kryemadhi në kraharor.

“Top foto fallco e ditës! Faleminderit, ma bëtë të dielën edhe më argëtuese!”, shkruan Meta me humor teksa ka shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e tij.