Nga Shqipëria / E Diel 7 Korrik 2019, 10:10

Shpallet 'Miss Shqipëria', njihuni me bukuroshen që mori kurorën

Mbrëmjen e djeshme në Libohovë është mbajtur edicioni i radhës së spektaklit të njohur “Miss Shqipëria”, ku dhe të ftuar kanë qenë një sërë personazhesh të njohur shqiptar.

Shumë qytetar u mblodhën  në kalanë e qytetit ku dhe ndoqën spektaklin e njohur që u prezantua nga Arjola Shehu,  ku dhe në fund u shpall dhe më e bukura shqiptare.

Fatlumja e këtij viti ishte bukuroshja Klea Bushi. Klea vjen nga Italia, pasi prej 22 vitesh jeton atje dhe më përpara ka marr pjesë në një kompeticion me vajzat e diasporës ku dhe është shpallur “Miss Pavarësia”.