Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Korrik 2019, 23:11

Shtatzënë për herë të parë, moderatorja shqiptare zbulon gjinine e fëmijës

Moderatorja shqiptare e cila prezanton emisionin sportiv "Minuta e Fundit" në Klan Kosova, Genta Cana është shtatzënë për herë të parë. Lajmin fillimisht e bënë të ditur mediat e më vonë Genta e konfirmoi. 

Tanimë moderatorja poston shpesh foto me barkun e rrumbullakosur në muajt e fundit të shtatzënisë.

"Prive" bën të ditur se Genta është në pritje të një vajze dhe ka filluar të bëhet gati për lindjen.

Në prill moderatorja u kurorëzua në martesë me partnerin e saj Noli, me një dasmë madhështore me mbi 300 të ftuar.