Nga Shqipëria / E Diel 7 Korrik 2019, 10:10

Prej vitesh është fshehur, njihuni me Ledion e Çanit dhe familjen e tij

Regjisori i emisionit të njohur "Zonë e lirë", Ledio Topalli është bërë shumë i famshëm për publikun shqiptar pas shprehjes: “Ledio të lutem”,  që moderatori Arian Çani përdor në emisionin e tij. Ai është treguar shumë diskret me familjen dhe jetën e tij private dhe rrallëherë është publikuar një foto e tij me fytyrë, duke e bërë publikun mjaft kurioz.

Siç është mësuar Ledio është i martuar me dietologen-nutricionisten, Rolina Naco, dhe së bashku kanë një vajzë. Ndonëse Ledio ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes mediatike dhe nuk është aktiv në rrjetet sociale, e shoqja publikon herë pas here foto me bashkëshortin dhe vajzën e saj.

Siç shihet dhe nga fotot në profilin e saj në të shumtën e postimeve Ledio ka vendosur që të pozojë me kurriz duke e mbajtur të fshehtë fytyrën e tij.