Nga Shqipëria / E Shtunë 6 Korrik 2019, 23:11

Pas dasmës madhështore, Sergio Ramos nis muajin e mjaltit në vendin përrallor

Muajin e kaluar kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos u martua me një ceremoni madhështore në katedralen Sevillia, me gazetaren Pilar Rubio. Në ceremoninë e martesës morën pjesë mbi 400 persona, mes tyre personazhe të njohur të futbollit.

Pas dasmës, Ramos ka nisur muajin e mjaltit me bashkëshorten dhe 3 djemtë. Familja ndodhet në Hurghada në Egjipt.

Nga atje Ramos dhe Rubio kanë postuar foto e video të shumta duke u argëtuar.

Ramos, 33 vjeç dhe Rubio, 41 vjeç u martuan pas 7 viteve bashkëjetesë. Ata janë prindër të 3 djemve, Alejandro, Sergio dhe Marco.